Pamje e linjave
Shih gjendjen e linjave dhe hap detajet e sesioneve nga i njëjti ekran operacional.
Poligon App organizon punën e përditshme në një ndërfaqe të qartë: klientët, linjat, armët dhe sesionet — me lexim NFC nga telefoni Android për regjistrim më të shpejtë.
Poligon App tashmë përdoret nga klienti ynë TipTop Guns në Prizren si pjesë e procesit operacional të poligonit.
Një aplikacion desktop i krijuar për t'i dhënë stafit një proces më të shpejtë, më të organizuar dhe më të lehtë për t'u ndjekur gjatë punës së përditshme, nga regjistrimi i klientit deri te ruajtja dixhitale e evidencës.
Shih gjendjen e linjave dhe hap detajet e sesioneve nga i njëjti ekran operacional.
Regjistro dhe gjej informacionin e nevojshëm të klientit brenda procesit të sesionit.
Mbaji detajet relevante të sesionit të organizuara dhe të lidhura me klientin.
Pasi klienti përfundon qitjen, nënshkrimi merret në një pajisje dixhitale dhe ruhet në librin e evidencës në mënyrë digjitale për dokumentim më të rregullt.
Telefoni Android mund të përdoret si lexues NFC. Kur dokumenti është i mbështetur, Poligon App merr të dhënat e identitetit dhe fotografinë nga ID card, duke e bërë regjistrimin më të shpejtë dhe duke reduktuar shkrimin manual.
Telefoni shërben si pajisje leximi NFC për aplikacionin.
Eliminohet nevoja për të shtypur manualisht numrin personal kur leximi është i disponueshëm.
Aplikacioni mund të marrë edhe fotografinë nga dokumenti i identitetit të mbështetur.
Poligon App bashkon pjesët kryesore të procesit të punës në një eksperiencë të vetme desktop.
Pamje e organizuar e linjave të poligonit dhe hyrje e shpejtë në detaje.
Të dhënat e klientit mbahen brenda rrjedhës së punës së sesionit.
Lexim i dokumentit përmes Android për të reduktuar shkrimin manual.
Klientët mund të përdorin kartelën e anëtarësisë për të thirrur të dhënat dhe për të filluar më shpejt procesin e qitjes.
Mbaji informacionet e rëndësishme të sesionit në një ekran të strukturuar.
Lidh detajet e armës me sesionin për një pamje më të plotë operative.
Pas përfundimit të qitjes, nënshkrimi i klientit merret në pajisje dixhitale dhe lidhet me evidencën.
Nga identifikimi te sesioni dhe evidenca, ndërfaqja është ndërtuar për përdorim praktik të stafit.
Videoja më poshtë është një demo e shkurtuar e përgatitur nga rrjedha reale e aplikacionit. Integrimi i ri NFC dhe funksioni i nënshkrimit dixhital prezantohen në website si funksione shtesë të produktit.
SmarSys L.L.C. zhvillon produkte softuerike që fokusohen te automatizimi, qartësia dhe përdorimi praktik. Poligon App është produkti ynë i parë i prezantuar publikisht për menaxhim modern të poligoneve të qitjes.
Bisedo me ne→produkt i prezantuar
gjuhë në website
Na kontakto për prezantim, pyetje teknike ose informacion rreth implementimit.